Qëllimi kryesor i kualifikimit profesional Bujqësi, është të përgatisë specialistë të nivelit teknik/menaxher të mesëm në sektorin e bujqësisë dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me prodhimin bujqësor/blegtoral, apo për krijimin e menaxhimin e një ferme bujqësore/blektorale private. Sektori i bujqësisë vitet e fundit po rritet me hapa të shpejtë, duke u kthyer në sektorin më të madh të hapjes së bizneseve te reja në vend.

Struktura e drejtimit 

(2+1+1)

Me përfundimin e arsimimit për Bujqësi, niveli i parë (klasës së 11-të), nxënësi pajiset me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar, “ndihmës/e”. Pas nivelit të parë, nxënësi ka të të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin e dytë të kualifikimit profesional njëvjeçar (klasa e 12-të).

Profilet që mund të zgjedhë nxënësi janë ato profile për të cilat nevojat e tregut të punës janë më të larta: Agroturizëm, Frutikulturë, Prodhim bimor, Kopshtari,etj.

Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi të vijojë nivelin e tretë profesional për të fituar Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe pajiset me Certifikatën e teknikut/menaxherit të ekonomive bujqësore.

E ardhmja e profesionit/ mundësitë e punësimit

-Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në ferma bujqësore/ blektorale, si dhe institucione të ndryshme private/shtetërore që ushtrojnë aktivitet në sektorin e bujqësisë si teknik, menaxher i mesëm.

  • Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në sektorin e bujqësisë në kuadrin e një biznesi individual të vogël apo të mesëm në fushën e bujqësisë.
  • Me përfundimin e këtij drejtimi, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin e studimeve universitare.

Qëllimi i kualifikimit profesional Veterinari është të përgatisë punonjës me kualifikim bazë për veterinarinë, si dhe të zhvillojë personalitetin e nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon. Nxënësit fitojnë njohuri teorike dhe praktike për: 

  • Te ushqyerit e kafshëve
  • anatominë dhe fiziologjinë e kafshëve
  • sëmundjet e kafshëvë
  • kirurgjine veterinare
  • farmakologjine
  • kontrollin e produkteve shtazore, etj

Struktura e drejtimit

 4-Vjeçare

Me përfundimin e arsimimit për Veterinari, niveli i tretë, nxënësi fiton Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe pajiset me Certifikatën e teknikut/menaxherit të mesëm veteriner.

E ardhmja e profesionit/ mundësitë e punësimit

  • Ky arsimim profesional i jep nxënësit mundësi t’i drejtohet tregut të punës si manaxher/teknik i mesëm në ndërmarrje/ferma të ndryshme blegtorale ose veprimtari të tjera që veprojnë në fushën e blegtorisë dhe veterinarisë. 
  • Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual ose familjar në fushën e prodhimeve blegtorale. 
  • Me përfundimin e këtij drejtimi, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin e studimeve universitare.

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin Teknologji Ushqimore, është të përgatisë teknik/menaxher në fushën e industrisë ushqimore dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë e menaxhimit të një reparti apo sektori prodhues në industrinë ushqimore apo për krijimin e menaxhimin e një biznesi privat.

Struktura e drejtimit 

(2+1+1)

Me përfundimin e arsimimit për Teknologji ushqimore, niveli i parë (klasës së 11-të), nxënësi pajiset me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar, “ndihmës/e”. Pas nivelit të parë, nxënësi ka të të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin e dytë të kualifikimit profesional njëvjeçar (klasa e 12-të).

Profilet që mund të zgjedhë nxënësi janë ato profile për të cilat nevojat e tregut të punës janë më të larta: 

Teknologjia e përpunimit të mishit dhe peshkut

Teknologjia e përpunimit të frutavedhe perimeve

Teknologjia e përpunimit të qumështit, pijeve, brumrave, etj.

Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi të vijojë nivelin e tretë profesional për të fituar Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe pajiset me Certifikatën e teknikut/menaxherit të teknologjisë ushqimore.

E ardhmja e profesionit/ mundësitë e punësimit

  • Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në biznese ushqimore të ndryshme që ushtrojnë aktivitet në prodhimin/përpunimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore. 
  • Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi ushqimor individual si teknolog, menaxher i mesëm, përgjegjës prodhimi, etj.
  • Me përfundimin e këtij drejtimi, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin e studimeve universitare.

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin Shërbime sociale dhe shëndetësore është të përgatisë specialistë të nivelit teknik/menaxher i mesëm në fushën e Shërbimeve Social-Shëndetësore dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë e institucioneve, sipërmarrjeve dhe sektorëve të kësaj fushe, apo për krijimin e menaxhimin e një biznesi privat

Struktura e drejtimit 

(2+1+1)

Me përfundimin e arsimimit për Shërbime sociale dhe shëndetësore, niveli i parë (klasës së 11-të), nxënësi pajiset me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar, “ndihmës/e”. Pas nivelit të parë, nxënësi ka të të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin e dytë të kualifikimit profesional njëvjeçar (klasa e 12-të).

Profilet që mund të zgjedhë nxënësi në shkollën tonë janë ato profile për të cilat nevojat e tregut të punës janë më të larta: 

Shërbime kujdesi për të moshuar

Shërbime kujdesi për fëmijë

Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi të vijojë nivelin e tretë profesional për të fituar Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe pajiset me Certifikatën e teknikut/menaxherit të shërbimeve sociale dhe shëndetësore.

E ardhmja e profesionit/ mundësitë e punësimit

  • Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në institucione të ndryshme private/shtetërore të Shërbimeve Social-Shëndetësore. 
  • Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e Shërbimeve Social-Shëndetësore në profesionet: Shërbime kujdesi për fëmijë, Animim Social, Shërbime kujdesi për te moshuar, Shërbime Sociale etj. 
  • Me përfundimin e këtij drejtimi, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin e studimeve universitare.

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin Shërbime mjetesh transporti është të përgatisë teknik/menaxher të mesëm në fushën e Shërbimeve të Mjeteve të Transportit dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtari bazë për riparimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve të transportit, kontrollin, shitjen e tyre në një biznes të mjeteve të transportit apo për krijimin e një biznesi privat.

Struktura e drejtimit

(2+1+1)

Me përfundimin e arsimimit për Shërbime mjetesh transporti, niveli i parë (klasës së 11-të), nxënësi pajiset me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar, “ndihmës/e”. Pas nivelit të parë, nxënësi ka të të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin e dytë të kualifikimit profesional njëvjeçar (klasa e 12-të).

Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi të vijojë nivelin e tretë profesional për të fituar Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe pajiset me Certifikatën e teknikut/menaxherit të shërbimeve të mjeteve të transportit.

E ardhmja e profesionit/ mundësitë e punësimit

  • Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në subjekte të ndryshme private/shtetërore që ushtrojnë aktivitet në riparimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve të transportit, kontrollin teknik të tyre, në fushën e tregtisë së pjesëve të këmbimit të mjeteve të transportit, shitjes të mjeteve të transportit.
  •  Gjithashtu, individi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e shërbimeve të mjeteve të transportit. 
  • Me përfundimin e këtij drejtimi, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin e studimeve universitare.

Zhvillimi i personalitetit të individëve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen me drejtimin e ekonomisë dhe të biznesit, është qëllimi I këtij drejtimi. 

Nxënësit fitojnë njohuri teorike dhe praktike për: 

  • Vlerësimit të aseteve të ndërmarrjes
  • Përgatitjes së pasqyrave financiare
  •  Analizës së fitimit dhe humbjes dhe qarkulimit të parasë
  • Kontabilitetit të kostos
  • Proceseve të prodhimit, prokurimit,  marketingut, burimeve njerëzore
  • Procesit të themelimit të një ndërmarrjeje dhe regjistrimit të saj
  • Marrdhënieve me autoritetet tatimore
  • Arkës, depozitave, procesit të kredisë, kontabilitetit bankar, marketingut bankar, titujve, këmbimit valutor
  •  Blerjeve, shitjeve, konsumatorit dhe sjelljes së tij, marrdhënies me autoritetet, legjislacionit dhe sipërmarrjes.
  • Formave të turizmit, shërbimit dhe marketimit të destinacioneve dhe të motiveve të udhëtimeve turistike, etj

Struktura e drejtimit 

(2+1+1)

Me përfundimin e arsimimit për Ekonimi-Biznesi, niveli i parë (klasës së 11-të), nxënësi pajiset me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar, “ndihmës/e”. Pas nivelit të parë, nxënësi ka të të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin e dytë të kualifikimit profesional njëvjeçar (klasa e 12-të). Profilet që mund të zgjedhë nxënësi në shkollën tonë janë: 

Sigurime, Shërbime bankare,Llogari, Sipërmarrje e agjencisë turistike, Tregti, Administrim zyre

Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi të vijojë nivelin e tretë profesional për të fituar Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe pajiset me Certifikatën e teknikut/menaxherit  të mësëm si ekonomist.

E ardhmja e profesionit/ mundësitë e punësimit

  • Ky drejtim i jep nxënësit mundësi t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në subjekte të ndryshme private/shtetërore si punonjës në njësi ekonomike dhe biznese të ndryshme për kryerjen e veprimtarive të tilla si: 

        1. Sigurime

        2. Shërbime bankare

        3. Llogari

        4. Sipërmarrje e agjencis turistike

        5. Tregti

Administrim zyre

  • Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e ekonomisë dhe biznesit.
  • Me përfundimin e këtij drejtimi, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin e studimeve universitare.
Skip to content