Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin Shërbime sociale dhe shëndetësore është të përgatisë specialistë të nivelit teknik/menaxher i mesëm në fushën e Shërbimeve Social-Shëndetësore dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë e institucioneve, sipërmarrjeve dhe sektorëve të kësaj fushe, apo për krijimin e menaxhimin e një biznesi privat
(2+1+1)
Me përfundimin e arsimimit për Shërbime sociale dhe shëndetësore, niveli i parë (klasës së 11-të), nxënësi pajiset me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar, “ndihmës/e”. Pas nivelit të parë, nxënësi ka të të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin e dytë të kualifikimit profesional njëvjeçar (klasa e 12-të).
Profilet që mund të zgjedhë nxënësi në shkollën tonë janë ato profile për të cilat nevojat e tregut të punës janë më të larta:
Shërbime kujdesi për të moshuar
Shërbime kujdesi për fëmijë
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi të vijojë nivelin e tretë profesional për të fituar Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe pajiset me Certifikatën e teknikut/menaxherit të shërbimeve sociale dhe shëndetësore.
Shkolla e Mesme Profesionale
Rakip Kryeziu
Adresa: Clirim, FIER, Fier, Albania
Cel: +355 69 527 1135
email: shkollabujqesorefier@live.com
Me të drejtë autori © Shkolla profesionale “Rakip Kryeziu” 2023