Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin Shërbime mjetesh transporti është të përgatisë teknik/menaxher të mesëm në fushën e Shërbimeve të Mjeteve të Transportit dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtari bazë për riparimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve të transportit, kontrollin, shitjen e tyre në një biznes të mjeteve të transportit apo për krijimin e një biznesi privat.
(2+1+1)
Me përfundimin e arsimimit për Shërbime mjetesh transporti, niveli i parë (klasës së 11-të), nxënësi pajiset me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar, “ndihmës/e”. Pas nivelit të parë, nxënësi ka të të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin e dytë të kualifikimit profesional njëvjeçar (klasa e 12-të).
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi të vijojë nivelin e tretë profesional për të fituar Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe pajiset me Certifikatën e teknikut/menaxherit të shërbimeve të mjeteve të transportit.
E ardhmja e profesionit/ mundësitë e punësimit
Shkolla e Mesme Profesionale
Rakip Kryeziu
Adresa: Clirim, FIER, Fier, Albania
Cel: +355 69 527 1135
email: shkollabujqesorefier@live.com
Me të drejtë autori © Shkolla profesionale “Rakip Kryeziu” 2023