Qëllimi kryesor i kualifikimit profesional Bujqësi, është të përgatisë specialistë të nivelit teknik/menaxher të mesëm në sektorin e bujqësisë dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me prodhimin bujqësor/blegtoral, apo për krijimin e menaxhimin e një ferme bujqësore/blektorale private. Sektori i bujqësisë vitet e fundit po rritet me hapa të shpejtë, duke u kthyer në sektorin më të madh të hapjes së bizneseve te reja në vend.
(2+1+1)
Me përfundimin e arsimimit për Bujqësi, niveli i parë (klasës së 11-të), nxënësi pajiset me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar, “ndihmës/e”. Pas nivelit të parë, nxënësi ka të të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin e dytë të kualifikimit profesional njëvjeçar (klasa e 12-të).
Profilet që mund të zgjedhë nxënësi janë ato profile për të cilat nevojat e tregut të punës janë më të larta: Agroturizëm, Frutikulturë, Prodhim bimor, Kopshtari,etj.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi të vijojë nivelin e tretë profesional për të fituar Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe pajiset me Certifikatën e teknikut/menaxherit të ekonomive bujqësore.
-Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në ferma bujqësore/ blektorale, si dhe institucione të ndryshme private/shtetërore që ushtrojnë aktivitet në sektorin e bujqësisë si teknik, menaxher i mesëm.
Shkolla e Mesme Profesionale
Rakip Kryeziu
Adresa: Clirim, FIER, Fier, Albania
Cel: +355 69 527 1135
email: shkollabujqesorefier@live.com
Me të drejtë autori © Shkolla profesionale “Rakip Kryeziu” 2023