- Bujqësi
- Veterinari
- Teknologji Ushqimore
- Shërbime Sociale dhe Shëndetësore
- Shërbime Mjetesh Transporti
- Ekonomi Biznesi
Qëllimi kryesor i kualifikimit profesional Bujqësi, është të përgatisë specialistë të nivelit teknik/menaxher të mesëm në sektorin e bujqësisë dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me prodhimin bujqësor/blegtoral, apo për krijimin e menaxhimin e një ferme bujqësore/blektorale private. Sektori i bujqësisë vitet e fundit po rritet me hapa të shpejtë, duke u kthyer në sektorin më të madh të hapjes së bizneseve te reja në vend.
Struktura e drejtimit
(2+1+1)
Me përfundimin e arsimimit për Bujqësi, niveli i parë (klasës së 11-të), nxënësi pajiset me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar, “ndihmës/e”. Pas nivelit të parë, nxënësi ka të të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin e dytë të kualifikimit profesional njëvjeçar (klasa e 12-të).
Profilet që mund të zgjedhë nxënësi janë ato profile për të cilat nevojat e tregut të punës janë më të larta: Agroturizëm, Frutikulturë, Prodhim bimor, Kopshtari,etj.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi të vijojë nivelin e tretë profesional për të fituar Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe pajiset me Certifikatën e teknikut/menaxherit të ekonomive bujqësore.
E ardhmja e profesionit/ mundësitë e punësimit
-Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në ferma bujqësore/ blektorale, si dhe institucione të ndryshme private/shtetërore që ushtrojnë aktivitet në sektorin e bujqësisë si teknik, menaxher i mesëm.
- Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në sektorin e bujqësisë në kuadrin e një biznesi individual të vogël apo të mesëm në fushën e bujqësisë.
- Me përfundimin e këtij drejtimi, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin e studimeve universitare.
Qëllimi i kualifikimit profesional Veterinari është të përgatisë punonjës me kualifikim bazë për veterinarinë, si dhe të zhvillojë personalitetin e nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon. Nxënësit fitojnë njohuri teorike dhe praktike për:
- Te ushqyerit e kafshëve
- anatominë dhe fiziologjinë e kafshëve
- sëmundjet e kafshëvë
- kirurgjine veterinare
- farmakologjine
- kontrollin e produkteve shtazore, etj
Struktura e drejtimit
4-Vjeçare
Me përfundimin e arsimimit për Veterinari, niveli i tretë, nxënësi fiton Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe pajiset me Certifikatën e teknikut/menaxherit të mesëm veteriner.
E ardhmja e profesionit/ mundësitë e punësimit
- Ky arsimim profesional i jep nxënësit mundësi t’i drejtohet tregut të punës si manaxher/teknik i mesëm në ndërmarrje/ferma të ndryshme blegtorale ose veprimtari të tjera që veprojnë në fushën e blegtorisë dhe veterinarisë.
- Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual ose familjar në fushën e prodhimeve blegtorale.
- Me përfundimin e këtij drejtimi, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin e studimeve universitare.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin Teknologji Ushqimore, është të përgatisë teknik/menaxher në fushën e industrisë ushqimore dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë e menaxhimit të një reparti apo sektori prodhues në industrinë ushqimore apo për krijimin e menaxhimin e një biznesi privat.
Struktura e drejtimit
(2+1+1)
Me përfundimin e arsimimit për Teknologji ushqimore, niveli i parë (klasës së 11-të), nxënësi pajiset me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar, “ndihmës/e”. Pas nivelit të parë, nxënësi ka të të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin e dytë të kualifikimit profesional njëvjeçar (klasa e 12-të).
Profilet që mund të zgjedhë nxënësi janë ato profile për të cilat nevojat e tregut të punës janë më të larta:
Teknologjia e përpunimit të mishit dhe peshkut
Teknologjia e përpunimit të frutavedhe perimeve
Teknologjia e përpunimit të qumështit, pijeve, brumrave, etj.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi të vijojë nivelin e tretë profesional për të fituar Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe pajiset me Certifikatën e teknikut/menaxherit të teknologjisë ushqimore.
E ardhmja e profesionit/ mundësitë e punësimit
- Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në biznese ushqimore të ndryshme që ushtrojnë aktivitet në prodhimin/përpunimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore.
- Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi ushqimor individual si teknolog, menaxher i mesëm, përgjegjës prodhimi, etj.
- Me përfundimin e këtij drejtimi, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin e studimeve universitare.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin Shërbime sociale dhe shëndetësore është të përgatisë specialistë të nivelit teknik/menaxher i mesëm në fushën e Shërbimeve Social-Shëndetësore dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë e institucioneve, sipërmarrjeve dhe sektorëve të kësaj fushe, apo për krijimin e menaxhimin e një biznesi privat
Struktura e drejtimit
(2+1+1)
Me përfundimin e arsimimit për Shërbime sociale dhe shëndetësore, niveli i parë (klasës së 11-të), nxënësi pajiset me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar, “ndihmës/e”. Pas nivelit të parë, nxënësi ka të të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin e dytë të kualifikimit profesional njëvjeçar (klasa e 12-të).
Profilet që mund të zgjedhë nxënësi në shkollën tonë janë ato profile për të cilat nevojat e tregut të punës janë më të larta:
Shërbime kujdesi për të moshuar
Shërbime kujdesi për fëmijë
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi të vijojë nivelin e tretë profesional për të fituar Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe pajiset me Certifikatën e teknikut/menaxherit të shërbimeve sociale dhe shëndetësore.
E ardhmja e profesionit/ mundësitë e punësimit
- Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në institucione të ndryshme private/shtetërore të Shërbimeve Social-Shëndetësore.
- Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e Shërbimeve Social-Shëndetësore në profesionet: Shërbime kujdesi për fëmijë, Animim Social, Shërbime kujdesi për te moshuar, Shërbime Sociale etj.
- Me përfundimin e këtij drejtimi, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin e studimeve universitare.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin Shërbime mjetesh transporti është të përgatisë teknik/menaxher të mesëm në fushën e Shërbimeve të Mjeteve të Transportit dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtari bazë për riparimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve të transportit, kontrollin, shitjen e tyre në një biznes të mjeteve të transportit apo për krijimin e një biznesi privat.
Struktura e drejtimit
(2+1+1)
Me përfundimin e arsimimit për Shërbime mjetesh transporti, niveli i parë (klasës së 11-të), nxënësi pajiset me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar, “ndihmës/e”. Pas nivelit të parë, nxënësi ka të të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin e dytë të kualifikimit profesional njëvjeçar (klasa e 12-të).
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi të vijojë nivelin e tretë profesional për të fituar Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe pajiset me Certifikatën e teknikut/menaxherit të shërbimeve të mjeteve të transportit.
E ardhmja e profesionit/ mundësitë e punësimit
- Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në subjekte të ndryshme private/shtetërore që ushtrojnë aktivitet në riparimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve të transportit, kontrollin teknik të tyre, në fushën e tregtisë së pjesëve të këmbimit të mjeteve të transportit, shitjes të mjeteve të transportit.
- Gjithashtu, individi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e shërbimeve të mjeteve të transportit.
- Me përfundimin e këtij drejtimi, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin e studimeve universitare.
Zhvillimi i personalitetit të individëve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen me drejtimin e ekonomisë dhe të biznesit, është qëllimi I këtij drejtimi.
Nxënësit fitojnë njohuri teorike dhe praktike për:
- Vlerësimit të aseteve të ndërmarrjes
- Përgatitjes së pasqyrave financiare
- Analizës së fitimit dhe humbjes dhe qarkulimit të parasë
- Kontabilitetit të kostos
- Proceseve të prodhimit, prokurimit, marketingut, burimeve njerëzore
- Procesit të themelimit të një ndërmarrjeje dhe regjistrimit të saj
- Marrdhënieve me autoritetet tatimore
- Arkës, depozitave, procesit të kredisë, kontabilitetit bankar, marketingut bankar, titujve, këmbimit valutor
- Blerjeve, shitjeve, konsumatorit dhe sjelljes së tij, marrdhënies me autoritetet, legjislacionit dhe sipërmarrjes.
- Formave të turizmit, shërbimit dhe marketimit të destinacioneve dhe të motiveve të udhëtimeve turistike, etj
Struktura e drejtimit
(2+1+1)
Me përfundimin e arsimimit për Ekonimi-Biznesi, niveli i parë (klasës së 11-të), nxënësi pajiset me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar, “ndihmës/e”. Pas nivelit të parë, nxënësi ka të të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin e dytë të kualifikimit profesional njëvjeçar (klasa e 12-të). Profilet që mund të zgjedhë nxënësi në shkollën tonë janë:
Sigurime, Shërbime bankare,Llogari, Sipërmarrje e agjencisë turistike, Tregti, Administrim zyre
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi të vijojë nivelin e tretë profesional për të fituar Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe pajiset me Certifikatën e teknikut/menaxherit të mësëm si ekonomist.
E ardhmja e profesionit/ mundësitë e punësimit
- Ky drejtim i jep nxënësit mundësi t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në subjekte të ndryshme private/shtetërore si punonjës në njësi ekonomike dhe biznese të ndryshme për kryerjen e veprimtarive të tilla si:
1. Sigurime
2. Shërbime bankare
3. Llogari
4. Sipërmarrje e agjencis turistike
5. Tregti
Administrim zyre
- Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e ekonomisë dhe biznesit.
- Me përfundimin e këtij drejtimi, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin e studimeve universitare.