Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin Teknologji Ushqimore, është të përgatisë teknik/menaxher në fushën e industrisë ushqimore dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë e menaxhimit të një reparti apo sektori prodhues në industrinë ushqimore apo për krijimin e menaxhimin e një biznesi privat.
(2+1+1)
Me përfundimin e arsimimit për Teknologji ushqimore, niveli i parë (klasës së 11-të), nxënësi pajiset me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar, “ndihmës/e”. Pas nivelit të parë, nxënësi ka të të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin e dytë të kualifikimit profesional njëvjeçar (klasa e 12-të).
Profilet që mund të zgjedhë nxënësi janë ato profile për të cilat nevojat e tregut të punës janë më të larta:
Teknologjia e përpunimit të mishit dhe peshkut
Teknologjia e përpunimit të frutavedhe perimeve
Teknologjia e përpunimit të qumështit, pijeve, brumrave, etj.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi të vijojë nivelin e tretë profesional për të fituar Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe pajiset me Certifikatën e teknikut/menaxherit të teknologjisë ushqimore.
Shkolla e Mesme Profesionale
Rakip Kryeziu
Adresa: Clirim, FIER, Fier, Albania
Cel: +355 69 527 1135
email: shkollabujqesorefier@live.com
Me të drejtë autori © Shkolla profesionale “Rakip Kryeziu” 2023